Vendi ku ngritemi së bashku.
Prishtina Talks është hapësirë që bashkon njerëz dhe ide, duke nxitur dialogun, mendimin kritik dhe shkëmbimin e dijeve e perspektivave.
- Çdo javë
- Biseda & forume të reja
- Vendas & të huaj
- Folës e panelistë
- 60+
- Biseda të mbajtura
Prishtina TalksNjë hapësirë e hapur për biseda që kanë rëndësi
Prishtina Talks lindi nga bindja se ndryshimi fillon me bisedën. Ne krijojmë një vend ku njerëzit takohen për biseda e diskutime, për të ndarë ide dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin me respekt.
Nga bisedat e strukturuara te forumet e hapura e deri te prezantimet frymëzuese, gjithçka që bëjmë ka një qëllim të vetëm: ngritjen e përbashkët të komunitetit përmes dijes dhe dialogut.
Biseda
Biseda të thella me një folës mbi temat që formësojnë shoqërinë tonë, me argumente dhe respekt të ndërsjellë.
Forume & Debate
Forume të hapura ku çdo zë ka vend dhe çdo ide merret parasysh, pa filtra e pa frikë.
Prezantime
Prezantime nga ekspertë, studiues dhe krijues të fushave më të ndryshme, për publikun tonë.
Podcast
Bisedat tona së shpejti vijnë edhe në format podcast, në audio dhe video, kudo që je.
NjoftohuProgrami i ri shpallet së shpejti
Na ndiqni në rrjetet tona sociale ose bëhuni pjesë e grupit njoftues në Viber!
Bisedat tona në YouTube
Shiko episodet dhe diskutimet më të fundit, me përmbledhje dhe kapituj për secilën bisedë.
Libra që nxisin mendimin, me Zgjim Didën
Në Book Talks ndalemi te librat që formësojnë mënyrën si mendojmë. Së bashku me Zgjim Didën zbërthejmë ide, autorë dhe vepra që ia vlen t'i lexosh dhe t'i diskutosh.
Shiko të gjithaMomente nga hapësira jonë
Pamje nga bisedat, diskutimet dhe forumet që mbajmë së bashku.
Na ndiqni në rrjetet sociale
Bëhu pjesë e komunitetit tonë dhe mos humb asnjë bisedë, forum apo episod të ri.
Na kontaktoni
Për pyetje, bashkëpunime apo rezervime, na shkruani këtu ose na telefononi — do t'ju përgjigjemi sa më shpejt. Përmes së njëjtës formë mund të propozoni edhe një temë, mysafir apo prezantim, mjafton ta zgjidhni më poshtë.














