Protestat në Shqipëri: nisja, zhvillimi dhe e ardhmja
me Baki Goxhaj, Vehap Kola, Gerdi Demneri
Përmbledhje
Në këtë tryezë të Prishtina Talks, Baki Goxhaj, Vehap Kola dhe Gerdi Demneri diskutojnë protestat e fundit në Shqipëri — nisjen, zhvillimin dhe të ardhmen e tyre — dhe vendin e muslimanëve në to. Baki Goxhaj niset nga aktivizmi për Palestinën, pjesëmarrja e tij në flotiljen për Gaza-në dhe mungesa e mbështetjes së hoxhallarëve, duke ngritur çështjen e "inflacionit të influencës" dhe të drejtat e muslimanëve përballë represionit shtetëror.
Vehap Kola e lexon protestën përmes prizmit të elitës së tranzicionit, të shtetit si mekanizëm presioni dhe të "kapjes së vlerës" kundër krijimit të saj. Gerdi Demneri, duke u nisur nga rreziku i indiferencës, shtron pyetjen nëse muslimanët mund t'i ofrojnë shoqërisë një vizion drejtësie të rrënjosur në Kuran, në jetën e profetit dhe në paktin e Fudulit.
Disa pika që trajtohen: 📌 Flotilja për Gaza dhe heshtja ndaj Palestinës në Shqipëri 📌 "Inflacioni i influencës" — pse ka rënë figura e hoxhës 📌 Represioni i fshehtë shtetëror dhe rasti i hoxhës së Shkodrës 📌 Protesta si fenomen politik: elita e tranzicionit dhe "kapja e vlerës" 📌 Drejtësia në Kuran, te profeti dhe pakti i Fudulit 📌 Tre modelet e përfaqësimit të muslimanëve në protestë
📍 Prishtina Talks