Roli i përkthimit në kuptimin e fesë
me Jusuf Kastrati
Përmbledhje
Në këtë ligjëratë të Prishtina Talks, hoxhë Jusuf Kastrati — përkthyes i Kuranit në shqip dhe veprave tjera — ndalet te një çështje që rrallë trajtohet në thellësi: si ndikon përkthimi në vetë kuptimin e fesë.
Përmes rasteve konkrete nga puna me Kuranin dhe hadithet, ai tregon pse përkthimi fjalë për fjalë shpesh e tradhton kuptimin. Shpjegon pse disa terma (gajb, rrisk, melek, haxh) duhen ruajtur në origjinal dhe pse “ilah” e “ibadet” janë ngushtuar në përkthimet standarde. Tregon edhe si fjalitë eliptike dhe shprehjet idiomatike arabe kërkojnë shpjegim që përkthimet shpesh e lënë jashtë. Ligjërata mbyllet me ndikimin e botëkuptimit të përkthyesit mbi tekstin që përkthen, nga nacionalizmi arab te filozofia greke.
Disa pika që trajtohen:
📌 Kur besnikëria ndaj fjalës bëhet tradhti ndaj kuptimit 📌 Si një gabim i vetëm në një libër mund të bëhet praktikë e përhapur 📌 Pse ka rëndësi kush e tha fjalën: pejgamberi a.s. apo transmetuesi 📌 Çfarë humbet kur fjalët kyçe të Kuranit përkthehen me barazvlerësin më të afërt shqip 📌 Pse shumica e përkthimeve shqip të një ajeti nga sureja Jusuf japin kuptim të kundërt nga ai që kanë shpjeguar selefët 📌 Si u ndryshua titulli i një libri në përkthim nën ndikimin e nacionalizmit
📍 Prishtina Talks