Të jashtëzakonshmit: Sekretet e suksesit
me Zgjim Dida
Përmbledhje
Në këtë episod të Prishtina Book Talks, Zgjim Dida prezanton librin "Outliers: The Story of Success" të Malcolm Gladwell-it — një vepër besteller që hulumton pse disa njerëz arrijnë sukses të jashtëzakonshëm, dhe pse shpjegimi thjesht me punë e talent nuk mjafton.
Dida i kalon faktorët kryesorë që Gladwell identifikon: efektin Mateu ("fituesit fitojnë më shumë"), moshën relative dhe si trajnerët e mësuesit u japin përparësi fëmijëve më të pjekur, rregullin e 10.000 orëve me shembujt e Beatles-ave dhe Bill Gates-it, rolin e prejardhjes familjare në transformimin e IQ-së në sukses, dhe si kultura e komunikimit ndikoi te aksidentet e avionëve koreanë. Në fund lidhet me kulturën e punës në bujqësinë e orizit, aftësinë matematikore të aziatikëve dhe pasojat e gjata të elitave feudale.
Disa pika që trajtohen: 📌 Efekti Mateu dhe pse fituesit fitojnë më shumë 📌 Mosha relative: pse hokejistët kanadezë lindin në janar-mars 📌 Rregulli i 10.000 orëve: Beatles, Bill Gates dhe fati 📌 IQ nuk mjafton: pse prejardhja familjare vendos 📌 Kultura e komunikimit dhe aksidentet e avionëve koreanë 📌 Bujqësia e orizit dhe pse aziatikët janë të mirë në matematikë
Në vegzën ngjitur mund ta gjeni prezentimin në pdf: https://drive.google.com/file/d/1DFMKUfYv3xWn9L_Cq8wWVjz3B6yZZFcZ/view?usp=sharing
📍 Prishtina Book Talks