Book Talks

Struktura e Revolucioneve Shkencore

me Zgjim Dida

Përmbledhje

Në episodin e parë të Prishtina Book Talks, Zgjim Dida trajton librin klasik prezanton "The Structure of Scientific Revolutions" të Thomas Kuhn-it — libri i viteve '60 që revolucionoi të kuptuarit tonë mbi mënyrën si zhvillohet dituria shkencore, dhe që futi në qarkullim fjalë si "paradigmë", "shift paradigme" dhe "shkencë normale".

Duke ndjekur konceptet kryesore të librit — paradigma, shkenca normale, anomalitë, kriza, revolucionet shkencore dhe pakrahasueshmëria mes paradigmave — Dida shpjegon pse "e vërteta shkencore" nuk është linjë e drejtë përparimi, por një cikël ndryshimesh të mëdha ku e gjithë mënyra e të shikuarit ndryshon.

Në pjesën e dytë prezantimi kalon në aplikim: Kosova, shoqëria shqiptare, arsimi, OJQ-të, arti dhe drejtësia — të gjitha të lexuara përmes prizmit të paradigmave dhe pse është aq e vështirë t'i ndryshojmë.

Disa pika që trajtohen: 📌 Pse Aristoteli "gabonte" — dhe pse s'ishte injorant 📌 Paradigma: syzet përmes të cilave e shohim botën 📌 Shkenca normale, anomalitë dhe krizat që hapin rrugë 📌 Pse revolucionet shkencore janë si revolucionet politike 📌 Pakrahasueshmëria: pse dy paradigma s'komunikojnë dot 📌 Aplikime në Kosovë: arsimi, OJQ-të, drejtësia dhe arti 📌 Ambicja e ulët si paradigmë kombëtare

📍 Prishtina Book Talks

Këtu gjeni sllajdet e prezentuara: https://drive.google.com/file/d/1jeGBCVTy30mufM4HpE8jMDYd5R3uF2Lv/view?usp=sharing

Kapitujt