Episodi 48

Disfata e ushtrisë osmane dhe shqiptarët

me Shasivar Kabashi

Përmbledhje

Në këtë prezantim të Prishtina Talks, Shasivar Kabashi — historian dhe student doktorature në Universitetin e Stambollit — prezanton librin e tij të përkthyer nga osmanishtja të autorit Ahmed Hamdi, kujtimet e autorit si komandant i artilerisë osmane gjatë luftës së parë ballkanike (1912–13).

Autori ishte prezent në disa nga betejat kryesore ku u shpalos disfata e ushtrisë osmane, nga Çabrati i Gjakovës te Kumanova, Shkupi, Manastiri, Prevesa, Tepelena dhe dorëzimi i Janinës. Libri, i shkruar në vitin 1913 dhe i botuar në osmanisht e në arabisht, mbeti i harruar për më shumë se 100 vjet në bibliotekat e Stambollit, dhe vjen tani për herë të parë si vepër më vete në gjuhën shqipe.

Kabashi lidh rrëfimin ushtarak me tensionet politike të kohës — nacionalizmat në rritje, rolin e Xhonturqve në dobësimin dhe disfatën e ushtrisë osmane, marrëveshjet Ballkan-Ballkan dhe hakmarrjet ndaj shqiptarëve që kishin kryer kryengritje pak muaj para luftës.

Disa pika që trajtohen: 📌 Historia e librit dhe rrugëtimi nga Kajro te Prishtina 📌 Fillimi i disfatës: pse autori e nis nga viti 1908 📌 Reformat diktatoriale dhe pakënaqësitë ndaj xhonturqve 📌 Beteja e Kumanovës si përplasja më vendimtare 📌 Rënia e Shkupit dhe përparimi i forcave serbe 📌 Mbledhja e Ferizajit dhe pozicioni i shqiptarëve 📌 Dorëzimi i Janinës dhe ç'ndodhi me Vlorën

📍 Prishtina Talks

Kapitujt