Teoria e drejtësisë në Islam
me Rasim Haxha
Përmbledhje
Në eventin jubilar të Prishtina Talks — të 50-tin me radhë — hoxha Rasim Haxha shtjellon teorinë e drejtësisë në Islam. Duke u ndalur së pari te definicioni gjuhësor dhe teologjik i drejtësisë (adl) — pse ajo qëndron mes dy ekstremeve dhe përse islami e sjell si drejtësi absolute — Haxha ndan drejtësinë në katër marrëdhënie: me Zotin, me vetveten, me njerëzit, dhe me krijesat e tjera.
Prezantimi lidh kuptimin e drejtësisë me natyrshmërinë njerëzore (fitrën), tregon pse drejtësia jashtë kornizës islame mbetet e pjesshme e relative, dhe përmbyllet me argumentin se dispozitat islame — nga adhurimet te marrëdhëniet ekonomike e shoqërore — janë të gjitha shprehje të një drejtësie hyjnore që përkon me natyrën e njeriut.
Disa pika që trajtohen: 📌 Çfarë do të thotë drejtësi (adl) në gjuhë e në terminologjinë islame 📌 Pse drejtësia në islam është absolute, e jo relative 📌 Drejtësia me Zotin dhe shirku si padrejtësia më e madhe 📌 Drejtësia me veten: dy dimensionet e saj 📌 Drejtësia me njerëzit: gjyqësori, familja dhe marrëdhëniet 📌 Drejtësia me krijesat: kafshët, ambienti dhe përgjegjësia 📌 Ligji islam si përkim me natyrshmërinë njerëzore
📍 Prishtina Talks