Gabimet më të shpeshta në të shkruar
me Jeton Koqinaj
Përmbledhje
Në këtë prezantim të Prishtina Talks, Jeton Koçinaj — profesor i gjuhës shqipe, mësimdhënës në Prizren dhe autor i librit "Të shkruajmë drejt" — trajton gabimet më të shpeshta që bëhen kur shkruajmë shqip.
Duke marrë një fjali të vetme si shembull praktik, Koçinaj identifikon shtatë gabime tipike drejtshkrimore që gjenden në pothuajse çdo tekst të shkruar sot: nga trajtat e gabuara të kohës së ardhme ("do shkoj" ose "kam me shkuar" në vend të "do të shkoj"), te vendosja e "ë"-së në vende ku nuk duhet dhe mungesa e saj aty ku duhet, dyfishimi i zanoreve e bashkëtingëlloreve, përdorimi i apostrofit te përemrat, dallimi mes emrave të vepruesit në njëjës e shumës, dhe mbaresat e mbiemrave në numrin shumës. Një diskutim praktik e i drejtpërdrejtë, me shembuj që publiku i shkruan në letër dhe pastaj i verifikon me profesorin.
Disa pika që trajtohen: 📌 A është "përshëndetje" vërtet përshëndetje? 📌 "Do shkoj" vs "do të shkoj" — pse që të dyja gabimet janë ndikim dialektor 📌 Kur vihet dhe kur nuk vihet "ë" — rasti i fjalës "drejt" 📌 Dyfishimi i bashkëtingëlloreve: rregull, mjekër, burrë, djalë 📌 Apostrofi te "t'i, m'i, s'i" dhe përemrat pronorë 📌 Emrat e vepruesit në njëjës dhe shumës: mësues/mësimdhënës 📌 Mbaresat e mbiemrave në numrin shumës
📍 Prishtina Talks