Episodi 47

⁠Gerdi Demneri — Themelimi i civilizimit islam | Historia e civilizimit islam 1

Përmbledhje

📚 Pjesa 1 nga 6, e serisë mbi historinë dhe qytetërimin islam.

Kjo video hap serinë e ligjëratave me Gerdi Demnerin mbi historinë e botës islame, bazuar në veprën "The Venture of Islam" nga historiani amerikan Marshall Hodgson; vepër e cila ka sjellë një rikorrigjim të madh të orientalizmit klasik..Gerdi paraqet metodologjinë dhe kornizën e leximit që do të ndjekë përgjatë gjashtë sesioneve, duke trajtuar përfytyrimin perëndimor të historisë dhe perspektives islame si alternativë.

Ky sesion vendos themelet: kritika e mëparshme e miteve orientaliste, situata e Afroeurazisë dhe qytetërimeve gjatë epokës aksiale, konteksti para-islam, ardhja e profetit Muhamed (a.s.), krijimi i bashkësisë së parë muslimane në Medinë, dhe periudha e katër kalifëve të drejtë (Ebu Bekri, Omeri, Osmani, Aliu). Përfundon me tri fitnet e para dhe fillimin e kalifatit Umajad (Emevit) nën Muaviun, deri te momenti kur ndarja mes pushtetit politik dhe autoritetit fetar fillon të kristalizohet.

Disa pika që trajtohen: 📌 Kritika e miteve orientaliste dhe metodologjia e Hodgson 📌 Afroeurazia dhe qytetërimet e epokës aksiale 📌 Konteksti para-islam dhe potenciali i gadishullit arab 📌 Zgjedhja e Ebu Bekrit dhe hatërmbetja e hashimive 📌 Kalifati i katër të drejtëve dhe modeli profetik 📌 Vrasja e Osmanit dhe fillimi i katër fitneve 📌 Beteja e Kerbelasë dhe lindja e shiizmit 📌 Kalifati Umajad dhe ndarja e pushteteve në islam

📍 Prishtina Talks

Në linkun e mëposhtëm gjeni të bashkangjitur sllajdet e paraqitura gjatë prezentimit: https://bit.ly/ecuriaehistoriseislame1

Kapitujt