Episodi 55

Perandoritë e armëve me barut | Historia e Civilizimit Islam 5

me Gerdi Demneri

Përmbledhje

📚 Pjesa 5 nga 6, e serisë mbi historinë dhe qytetërimin islam sipas Marshall Hodgson.

Në sesionin e pestë të serisë "Ecuria Historike e Islamit" në Prishtina Talks, Gerdi Demneri vazhdon leximin e Marshall Hodgson-it me epokën e tre perandorive të barutit — Osmane, Safavide dhe Mogule — duke shtuar referenca kritike nga Xhëna Ebu Lughod, Wael Hallaq, Talal Asadi dhe Thomas Arnold. Boshti kalon mes dy pyetjeve të mëdha: si u përhap Islami në masat e popujve (jo me shpatë, po edhe jo thjesht me tregti), dhe si u ndërtuan tre perandoritë që përcaktuan botën islame në modernitet.

Pjesa qendrore ndalet te tri perandoritë: Safavidët si teokraci shiite që kryen konvertim me dhunë të Iranit prej sunizmit, Mogulët me tensionin mes universalizmit fetar të Akbarit dhe kritikës reformiste të Ahmed Serhindit, dhe Osmanët si nomokraci ku sundimi i ligjit shariatik u integrua me monarkinë absolute përmes një marrëveshjeje mes sundimtarëve dhe dijetarëve. Ligjërata mbyllet me rënien e Granadës në 1492 që Wael Hallaq e vendos si të parin e katër gjenocideve europiane themeluese të modernitetit, dhe me sistemin osman të mileteve në kontrast me sekularizmin që ua mohon qytetarëve besimtarë vetëqeverisjen fetare.

Disa pika që trajtohen:

📌 Miti i përhapjes së Islamit me shpatë ose thjesht me tregti 📌 Sistemi sekular s'është neutral: presione të kamufluara vs sinqeriteti islamik 📌 Safavidët: teokraci shiite dhe dyqindvjeçari i konvertimit me dhunë të Iranit 📌 Ahmed Serhindi: rishqyrtim i traditës sufiste në dritën e islamit profetik 📌 Osmanët si nomokraci: marrëveshja kushtetuese mes sundimtarëve dhe dijetarëve 📌 Wael Hallaq: katër gjenocidet europiane si themel historik i modernitetit 📌 Sistemi osman i mileteve dhe pse sekularizmi s'e lejon vetëqeverisjen fetare

📍 Prishtina Talks

Mendimet dhe qëndrimet e shprehura nga mysafirët tanë janë të vetë folësve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Prishtina Talks.

Kapitujt