Kalifati i formës së lartë | Historia e Civilizimit Islam 2
me Gerdi Demneri
Përmbledhje
📚 Pjesa 2 nga 6, e serisë mbi historinë dhe qytetërimin islam.
Në sesionin e dytë të ciklit "Një lexim në historinë e botës islame", Gerdi Demneri trajton ngjarjet duke u fokusuar te periudha e kalifatit të formës së lartë, pas themelimit të kalifatit Umajad (Emevit), nga Mu’avija r.a. deri te konsolidimi i pushtetit nga Abdul Melik ibn Marvan pas fitnes së dytë në vitin 692, e deri te dobësimi i kalifatit Abasid në 945.
Demneri ndjek transformimin e kalifatit Umajad në një shtet arabo-perandorak, revolucionin abasid dhe premtimet e tij të papërmbushura, tensionet mes muslimanëve arabë dhe joarabë, formimin e shkollave juridike e teologjike, dhe përballjen kulmore mes kalifatit dhe dijetarëve në rastin e Imam Ahmedit e mihnas — momentin që, sipas Hodgson, formësoi islamin sunit ashtu siç e njohim sot.
Disa pika që trajtohen: 📌 Kalifati Umajad si shtet arabo-perandorak nën Abdul Melik 📌 Barazia arab/joarab dhe një prej arsyeve të revolucionit abasid 📌 Ardhja e Abasidëve dhe premtimet e papërmbushura 📌 Formimi i shkollave juridike dhe roli i dijetarëve 📌 Bagdadi si qendër e përkthimeve dhe shkencave 📌 Mihna, Imam Ahmedi dhe konsolidimi i islamit sunit 📌 Kelami, sufizmi dhe filozofia si rrugë të reja mendimi
Në linkun e mëposhtëm gjeni të bashkangjitur sllajdet e paraqitura gjatë prezentimit: https://bit.ly/ecuriaehistoriseislame2
📍 Prishtina Talks