Episodi 34

Gjuha Shqipe dhe ndikimi i AI në mësimin e gjuhëve

me Betim Drenica

Përmbledhje

Në këtë prezantim të Prishtina Talks, mbajtur më 7 mars — Ditën e Mësuesit dhe përvjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë (1887) — sipërmarrësi teknologjik Betim Drenica flet për ndikimin e inteligjencës artificiale në gjuhë dhe në mësimin e tyre, me fokus të veçantë te gjuha shqipe.

Drenica gjurmon rrugëtimin nga komunikimi imperativ (ku i kërkojmë kompjuterit hap pas hapi çka të bëjë) drejt komunikimit deklarativ (ku shprehim çfarë duam që të arrihet), kalimin nga NLP-ja klasike te modelet e mëdha gjuhësore, sfidat aktuale të kësaj teknologjie (bias, korrektësia, halucinimet), dhe pastaj përqendrohet te gjuha shqipe — mungesa e një korpusi zyrtar, qasja sasiore e limituar në filologji, dhe pse shqipja ka vetëm dy ngjarje të mëdha përshkuese: 1908 (alfabeti) dhe 1972 (standardi).

Në pjesën e dytë prezanton Shqip.ai — produktin e Quantix që kthen zërin shqip në tekst me saktësi "state of the art" — dhe shembujt e aplikimit të tij në kuvende komunale, gjykata, media, dhe mundësimi i qasjes për personat me dëgjim të degraduar.

Disa pika që trajtohen: 📌 Nga komunikimi imperativ te ai deklarativ me kompjuterin 📌 Vetëm 1% e njerëzve në botë dinë të "flasin me kompjuterin" 📌 Sfidat e AI-së: bias, korrektësi dhe "papa me ngjyrë" 📌 Pse gjuha shqipe ka vetëm dy ngjarje të mëdha përshkuese 📌 Mungesa e korpusit zyrtar dhe qasja sasiore në filologji 📌 Shqip.ai: si u ndërtua zhvillimi i njohjes së të folurit shqip 📌 Përdorimi në kuvende komunale, gjykata dhe qasja për të shurdhrit

📍 Prishtina Talks

Kapitujt