Book Talks

Distinksioni: Kritikë sociale e gjykimit të shijes

with Zgjim Dida

Summary

Në këtë episod të Prishtina Book Talks, Zgjim Dida prezanton librin "Distinction: A Social Critique of the Judgement of Taste" të sociologut francez Pierre Bourdieu — një prej veprave më me ndikim të shkencave shoqërore.

Duke u nisur nga pyetja pse njerëzit shpesh e shprehin shijen përmes përçmimit, Dida shtjellon tezën qendrore të Bourdieu-së: shija nuk është e lindur, por mësohet, dhe funksionon si mekanizëm që riprodhon hierarkinë shoqërore. Përmes koncepteve kyçe — llojeve të kapitalit (ekonomik, kulturor, shoqëror, simbolik), fushës dhe habitusit — dhe shembujve nga arti, muzika, sporti dhe jeta e përditshme, prezantimi tregon si struktura shoqërore, e jo thjesht merita, i formëson pëlqimet, mundësitë dhe pozitat tona.

Disa pika që trajtohen: 📌 Pse e urrejmë Dan Braunin — shija si shenjë statusi 📌 Eksperimenti me foto që tregon se shija mësohet, s'lind me ne 📌 Katër llojet e kapitalit dhe si konvertohen mes vete 📌 Habitusi: si na formon rrethi çdo pëlqim e mospëlqim 📌 Tri klasat dhe dallimet e tyre në art, sport e ushqim 📌 Si elitat mbijetojnë ndryshimin e sistemit — dhe rasti i Kosovës

📍 Prishtina Book Talks

Chapters